Paga e re e Lavezzit marramendëse

Paga e re e Lavezzit marramendëse

Ezequiel Lavezzi është ylli tjetër që ka zbarkuar në kampionatin kinez ku do të fitojë një shumë të jashtëzakonshme parash.

Ish-futbollisti i Napolit dhe PSG-së, është bashkuar me emra të tjerë të mëdhenj si Gervinho, Kakuta dh Stefane Mbia tek skuadra e ligës së parë kineze, Herbei China Fortune.

30 vjeçari ka firmosur një kontratë prej të cilës do të fitojë 38 milionë euro në dy vite, me pagën javore që kap shifrën e 450 mijë eurove, e që e bën atë njërin prej futbollistëve më të paguar në botë.

Lavezzi kishte zhvilluar vetëm 8 ndeshje me skuadrën e Paris Saint Germain-it këtë sezon, duke mos qenë njëri prej të preferuarve të trajnerit Laurant Blanc.