Paga e kontratës së re të Leo Messit, ‘çmend’ Ronaldon

25.11.2017 16:56
Paga e kontratës së re të Leo Messit, ‘çmend’ Ronaldon

Cristiano Ronaldo ka reaguar pas rinovimi të kontratës së Leo Messit.

Messi sot e vazhdoi kontratën e tij te Barcelona, e cila do ta mbajë atë deri në vitin 2021 te klubi katalan, shkruan Insajderi.

Argjentinasi sot nënshkruajti kontratë të re tre-vjeçare me klubin.

Sipas raportimeve në Spanjë, ylli portugez është tejet i inatosur me kontratën e re të argjentinasit te Barcelona.

‘Diario Gol’ raporton se Ronaldo është i inatosur me faktin se Messi do të ketë pagë prej 640 mijëeurove në javë me kontratën e re, apo 100 milionë që do t’i marrë gjatë kohëzgjatjes së kontratës.

Portugezi besohet se fiton rreth 400 mijë euro në javë, dhe vështirë se do të ketë ngritje page, pasi presidenti Florentino Perez ka refuzuar kërkesat e tij, shkaku i moshës së tij.

Ronaldo gjithashtu ka kontratë deri në vitin 2021 me Realin. /Insajderi