Paga e ‘çmendur’ që Sanchez i kërkon Arsenalit

Paga e ‘çmendur’ që Sanchez i kërkon Arsenalit

Alexis Sanchez po kërkon shifrën mbresëlënëse të 450 mijë eurove në javë, që të firmosë kontratën e re me Arsenal.

Vetëm kontrata e re e Leo Messi me Barcelonën do të kishte më fitimprurëse. Mes sulmuesit nga Kili dhe klubit të Arsenal ka një diferencë prej 100 mijë euro në javë, mes kërkesës dhe ofertës, sepse londinezët nuk japin më shumë se 350 mijë euro për futbollistin që aktualisht merr 250 mijë euro në javë dhe po futet në vitin e fundit të kontratës.

Por nuk është vetëm problemi Sanchez, një tjetër “yll” i Arsenal, Mesut Ozil, kërkon të paktën 400 mijë euro në javë që të qëndrojë

Manchester City është klubi më shumë i interesuar për Sanchez, por Arsenal nuk kërkon të forcojë një rival të drejtpërdrejtë në garën e titullit në Premier League dhe anon më shumë nga opsioni: Bayern Munich.

Arsenal mund të përballet edhe me dilemën e madhe, ta mbajë edhe një vit Sanchez në ekip me shpesën që të rinovojë gjatë 12 muajve ose të largohet gratis në qershorin e ardhshëm.

Por nuk është vetëm problemi Sanchez, një tjetër “yll” i Arsenal, Mesut Ozil, kërkon të paktën 400 mijë euro në javë që të qëndrojë, raporton Telesport.

Gjermani merr 250 mijë, “topçinjtë” e kanë rritur ofertën deri në 300, por edhe këtë rast diferenca mes ofertës dhe kërkesës është ende e madhe. Edhe Ozil, ashtu si Sanchez, do të jetë i lirë nga çdo lidhje kontraktuale në qershorin e vitit 2018.