Kylie Jenner duhet të punoj sa më shpejt në ndryshimin e ueb faqes së saj të produkteve kozmetike.
Sipas një padie të re kjo ueb faqe nuk po i përmbush nevojat e personave të verbër.
Antoinette Suchenko, e cila është e verbër 20 vjetët e fundit, ka thënë që ka probleme në përdorimin e kësaj ueb faqe dhe blerjen e produkteve.
Ajo nuk ka kërkuar dëmshpërblim, mirëpo kërkon nga Kylie që t’i përmbush të gjitha standardet e parapara me ligjin për personat me aftësi të kufizuara në Amerikë.
Padia e ngritur nuk është ndaj vete Kylie Jenner mirëpo ndaj kompanisë Kylie Inc.