Padi të reja për Agim Bahtirin

Padi të reja për Agim Bahtirin

Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri shumë shpejt mund të ballafaqohet edhe me padi të reja, gjegjësisht kallëzime penale, përveç atyre me të cilat edhe është duke u përballur.

Partia Demokratike e Kosovës, në Mitrovicë shumë shpejt pritet që të dorëzojë në Prokurori lëndë për shkelje të reja që sipas tyre i ka bërë Agim Bahtiri.

Këtë gjë e ka bërë publike për Tribuna Channel, kryetari i PDK-së në Mitrovicë dhe ish-kryetar i Mitrovicës për tetë vite, Avni Kastrati.

Ai ka shtuar se shkeljet ligjore për Bahtirin, bazohen në raportin e fundit të auditorit për Komunën e Mitrovicës. /Insajderi.com