Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se avokati i familjes Dehari Tomë Gashi, do të dorëzoj sot kallëzim penal në Prokurorinë e Shtetit, kundër personave përgjegjës për publikimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë në burgun e Prizrenit, lidhur me rastin e vdekjes së Astrit Deharit.
Pamjet e ditës kur ndodhi vdekja e Deharit, janë publikuar mbrëmë në media.
“Kallëzimi penal ka të bëjë se si është e mundur që të rrjedhin informata të tilla, tejet të ndjeshme, para se të bëhet analizimi i këtyre pamjeve dhe hetuesia të jep mendimin për këtë”, thuhet në njoftimin e VV-së. /Insajderi.com