Padi ndaj dy personave, kërkuan 8 mijë euro në këmbim të faljes nga presidenti

Padi ndaj dy personave, kërkuan 8 mijë euro në këmbim të faljes nga presidenti

Dy shkupjanë kanë marrë padi penale për mashtrime, pasi kanë gënjyer një shtetas të Kosovës i cili ka qenë në burgun e Maqedonisë.

Të dyshuarit i kishin thënë shtetasit të Kosovës se do t’i sigurojnë falje nga presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov, në këmbim të 8 mijë eurove.

Policia ka ngritur padi penale kundër A.T. (37) dhe Z.P. (46) dhe i ngarkon se prej muajit maj 2014 deri në mars të 2015 kosovarin e kanë mashtruar se do t’i sigurojnë falje të dënimit të tij të mbetur.

Pasi ia ka marrë paratë, A.T. shtetasit të Kosovës i ka kthyer vendime të falsifikuara për falje dhe dokumente tjera, me pretendime se janë të nënshkruara nga presidenti.

Ndryshe, presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov, me rastin e festës kombëtare maqedonase “Ilinden” do të falë 58 persona, mes të cilëve edhe të dënuar për vrasje dhe mashtrime./telegrafi/