Padi kundër Donald Trumpit, Rusisë dhe Wikileaks

Padi kundër Donald Trumpit, Rusisë dhe Wikileaks

Komiteti Kombëtar i Demokratëve ka ngritur padi kundër shtabit zgjedhor, që ka udhëhequr fushatën e presidentit Donald Trump. Përveç kësaj, demokratët kanë ngritur padi edhe kundër të birit të Trumpit, e gjithashtu edhe kundër dhëndrit të tij, Jared Kushner, kundër Rusisë dhe Wikileaks.

Sipas demokratëve, të gjithë të paditurit kishin planifikuar që të ndihmonin Trampin që të fitoi zgjedhjet presidenciale në vitin 2016. Demokratët padinë e ngritën në gjykatën federative në Manhattan dhe kërkojnë dëmshpërblim.

Në padi pretendohet se Trump dhe bashkëpunëtorët e tij kanë bashkëpunuar me përfaqësuesit e regjimit në Rusi, respektivisht se kanë mundësuar komplotin mes Trumpit dhe Rusisë, në dëm të kandidates së demokratëve për Presidente, Hillary Clinton. Në padi gjithashtu theksohet se Rusia ka ndërmarrë sulm kundër demokracisë amerikane, duke filluar nga sulmet kibernetike kundër kompjuterëve të demokratëve