Pacolli: Varrimi i Fadil Vokrrit do të bëhet me ceremoni shtetërore

Pacolli: Varrimi i Fadil Vokrrit do të bëhet me ceremoni shtetërore

Zëvendëskryeministri i Kosovës Behgjet Pacolli, ka njoftuar se ka autorizuar protokollin e shtetit që të organizojë ceremoni shtetërore të varrimit të Fadil Vokrrit, në shenjë nderimi për të.

Ai këtë gjë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në facebook, duke shkruar se Republika e Kosovës e ka për obligim nderimin dhe respektin për figurën e Fadil Vokrrit.

Postimi i tij i plotë:

“Në bazë të kompetencave të mija, kam autorizuar Protokollin e shtetit që të organizojë ceremoni shtetërore të varrimit, në shenjë nderimi për legjendën e sportit tonë.

Republika e Kosovës e ka për obligim nderimin dhe respektin për figurën e Fadil Vokrrit.

Vokrri i dha frymë edhe shtetësisë së Kosovës duke u angazhuar cdo moment për ndërkombëtarizimin e sportit tonë. Pranimi i Kosovës në UEFA dhe FIFA pa dyshim ishte meritë e angazhimit të tij të madh. Emri i tij i respektuar në futbollin evropian i mundësoi Kosovës qasje më të lehtë aty ku e ka vendin, andaj Vokrri meriton nderimin dhe respektin e të gjithëve’, ka shkruar Pacolli në facebook.