Pacolli tregon pse Agim Bahtiri fitoi në Mitrovicë

Pacolli tregon pse Agim Bahtiri fitoi në Mitrovicë

Lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR) dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka treguar arsyet pse Agim Bahtiti ka fituar zgjedhjet lokale në komunën e Mitrovicës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli ka shkruar se “Agimi fitoi se ishte njeri i popullit, se dinte të thoshte fjalë që shkojnë në zemrën e popullit, se ka ditur të punojë”, ka shkruar Pacolli.

“Koha, dhe qytetarët e Mitrovicës i dhanë të drejtë Agimi Bahtirit. Agimi kishte besim se do fitonte edhe i vetëm. Agimi i zgjodhi vetë aleatët. Agimi fitoi kundër të gjithëve, duke i tërhequr me zor pas vetes dhe skeptikët”, ka vazhduar shkrimin e tij Pacolli.

Mirëpo Pacolli ka vazhduar statusin e tij duke pretenduar se mediat nuk duan të shohin përparimet të cilat Bahtiri i ka bërë në komunën e Mitrovicës.

“Agim Bahtiri është shembulli më i mirë i njeriut të punës. Në Mitrovicë, megjithëse mediat nuk duan ta shohin, janë bërë përparime të mëdha. Edhe më shumë përparime do të ketë, nëse Qeveria do ta ndihmojë Mitrovicën”, ka përfunduar shkrimin e tij.

Agim Bahtiri ka fituar zgjedhjet kundër Valdete Idrizit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK). /Insjaderi.com