Pacolli tregon planet e tij për Prishtinën

27.08.2017 23:31
Pacolli tregon planet e tij për Prishtinën

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Aleanca Kosova e RE, Selim Pacolli, ka bërë me dije se përvoja e suksesshme në menaxhim e ka shtyrë t’i hyjë garës për të parin e kryeqytetit.

Ai ka thënë se programi i tij dhe i AKR-së parasheh zhvillimin e Prishtinës dhe shndërrimin e saj në kryeqytet të rinisë.

Në një intervistë për ‘Epokën e Re’, Pacolli ka treguar se qëllimi i tij i vetëm në këtë garë është ta kthejë Prishtinën në qendër të rëndësishme të botës shqiptare për ekonomi.

Ai ka premtuar se do ta zgjerojë bazë e votës së partisë meqë, sipas Pacollit, Prishtina është bastion i AKR’së.

Pavarësisht prej garës së ortë, ai është shprehur i bindur se do t’i fitojë zgjedhjet e 22 tetorit.

Pacolli thotë se i respekton kandidaturat e partive të tjera por, sipas tij, aktiviteti partiak i ka konsumuar ata kandidatë.