Pacolli thotë se s’do të ketë ‘hile’ në emërimet e misioneve diplomatike

Pacolli thotë se s’do të ketë ‘hile’ në emërimet e misioneve diplomatike

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka raportuar të martën para anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, për procesin e njohjeve, procesin e aplikimit në Këshillin e Evropës, për emërimet në shërbimin e jashtëm, si dhe për procesin e rotacionit.

Ai ka thënë se reformimi i plotë i MPJ-së do të kryhet deri në fund të mandatit të tij si ministër, duke premtuar se stafi diplomatik do të jetë 50/50, gjysma e diplomatëve të emëruar politikisht, kurse gjysma tjetër e karrierës, shkruan “Epoka e re”.

“Do të mundohemi ta arrijmë kuotën 50/50. Mendoj se në fund mandatin tim do ta dorëzoj me kuotën 50/50. Ju kam thënë se do të mundohemi t arrijmë kuotën 50/50, që nënkupton se 50 % do të jenë të karrierës, 50 % të emëruar politikë”, është shprehur Pacolli.