Behgjet Pacolli i cili është në koalicion parazgjedhor me LDK-në ka shprehur keqardhje që refuzoi partinë e Visar Ymerit, që dikur Pacollin e quanin spiun të Rusisë.
Pacolli në një postim në rrjetin social, ka thënë se shumëkush po e pyet se çka ndodhi me “bashkëpunimin me Partinë Vetëvendosje”.
“ Ju them se me VV kemi punuar shumë në tre muajt e fundit. Jemi takuar shpesh. Ne, të ta kemi gjetur shumë bashkëmendimtarë, miq të mirë dhe profesionistë. Ne si AKR, jemi përpjekur deri në momentin e fundit dhe prapë mirëkuptohemi për bashkëpunim me miqtë e VV”, ka shkruar Pacolli.
Madje sipas Pacollit me VV-në kanë interesa të përbashkëta, por pas zgjedhjeve të 11 qershorit.
“Ka një arsye ( e interesit të përbashkët) që nuk bëmë koalicion parazgjedhor dhe koha do të tregojë se ishte arsye e justifikuar dhe reale. Besoj fort se me Vetëvendosjen do të jemi krah per krah në qeverisje, menjëherë pas zgjedhjeve”, ka thënë Pacolli.
Por kur Pacolli ishte zgjedhur president i vendit kur lidhi koalicion me PDK-në, Lëvizja Vetëvendosje e kishte kundërshtuar fuqishëm. E kishte quajtur njeri të Rusisë.
Visar Ymeri, tashmë kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje kishte treguar përse kjo lëvizje po e kundërshton Pacollin që të bëhet president, mes të tjerash Ymeri kishte ngritur dyshimet për lidhjet e Pacollit me Rusinë.
“Suksesi më i madh i Pacollit ishte arritur për shkak të lidhjeve të tij me Rusinë. Pacolli u bë i pasur në Rusi dhe njëherësh Rusia synon ta forcojë Serbinë. Serbia si shtet i ka borxh Rusisë për ekzistencën e saj politike dhe Rusia është kundërshtari kryesor i tashëm dhe historik i së drejtës së shqiptarëve për vetëvendosje”, kishte thënë Ymeri.
Ymeri mes të tjerash Pacollin e ishte quajtur njeri jo parimor dhe që punon vetëm për interesat e veta persona andaj Vetëvendosje nuk do ta votonte Pacollin për President.
“Pacolli një njeri jo parimor dhe që e qanë kokën vetëm për interesat personale. Pacolli e ka blerë postin e tij si president dhe pavarësisht kostos së saj ai një gjë të tillë e ka vendosur ta bëjë pasi pret kthim të investimit që e bëri”, kishte thënë Ymeri.
Ymeri në fjalimin e tij para 6 viteve Pacollin e konsideronte si e keqja e vendit duke thënë Pacolli e Thaçi janë duet i përkyer për të pasuruar njëri tjetrin.
“Duet politik i përkryer në mes të Pacollit e Thaçit, njëri e përdor politikën për tu pasuruar e tjetri pasurin për tu bërë politikan, këta të dy janë e keqja e vendit si në aspektin politik ashtu edhe ekonomik”, kishte thënë Ymeri./Insajderi.com