Pacolli: Do ta padis Qeverinë e Kosovës për grabitje të qytetarëve

Pacolli: Do ta padis Qeverinë e Kosovës për grabitje të qytetarëve

Ish presidenti i Kosovës dhe Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, e ka paralajmëruar qeverinë e Kosovës se do ta  “padi për grabitje të qytetarëve” në rast se sot në Kuvendin e Kosovës kalon ligji për Trustin Pensional të Kosovës.

Pacolli përmes rrjetit social Facebook, ka shkruar se qeveria po përgatit ligje për të vënë dorën mbi paratë e trustit të pensioneve, sipas tij për të “shpëtuar” buxhetin qeveritar.

Ai thotë se fondi i pensioneve nuk është pronë e qeverisë, por pronë e kontribues-paguesve dhe çdo përpjekje për ndërhyrje është e papranueshme.

“Situata të tilla, ku qeveria ka grabitur qytetarët ka patur në disa raste. Nëse ndodh një gjë e tillë, unë personalisht do të padit Qeverinë për grabitje të qytetarëve”, shkruan Pacolli./Insajderi.com