Pacolli: Vetëm ne mund ta jetësojmë ëndrrën tuaj

Pacolli: Vetëm ne mund ta jetësojmë ëndrrën tuaj

Koalicioni LDK-AKR-Alternativa, ka mbajtur sot një tubim elektoral në Kamenicë. Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka kërkuar nga qytetarët e Kamenicës që të dalin masovikisht në zgjedhje pasi që sipas tij shtëpia Rugoviane është në rritje.

Pacolli më tutje cituar ish-presidentin e vendit, Ibrahim Rugova, duke thënë se nuk mund të ketë pavarësi pa mirëqenie.

“Presidenti Rugova gjithmonë thoshte, për të pasur shtet të qëndrueshëm nevojitet liri, pavarësi dhe mirëqenie ekonomike, ai ka pasur të drejtë, sepse nuk mund të ketë pavarësi të plotë pa mirëqenie ekonomike”, ka thënë Pacolli.

Pacolli edhe një herë ka përsëritur se të gjithë kandidatët nga koalicion janë të pastër dhe të pa involvuar akuza.

“Asnjëri nga ne nuk është me skandale dhe procese e akuza të ngritura kundër nesh. Lista jonë është e pastër si loti dhe jo si lista tjetër e cila ka njerëz të akuzuar dhe të implikuar në krim, prandaj votoni koalicionin tonë, listën e njerëzve të pastër, punëtorë dhe të devotshëm”, ka thënë Pacolli.