Pacolli: Rilokimi i punonjësve të qeverisë, do të lironte hapësirat e qytetit

Pacolli: Rilokimi i punonjësve të qeverisë, do të lironte hapësirat e qytetit

Sot kandidati për Kryetar të Komunës së Prishtinës, Selim Pacolli bashkoi rininë kosovare në një ambient të përshtatshëm ku bërën grill së bashku. Ai në këtë tubim theksoi se investimi më i madh do të bëhet në rininë e Kosovës, ku do të ofrohen mundësi të reja që ata të kenë ku t’i zhvillojnë aktivitetet e tyre.

“Sot jemi mbledhur në periferi të Prishtinës në një ambient relaksues për të kaluar kohë së bashku. Një fenomen që mund të vërejmë çdo fundjavë në Prishtinë – të dielen Prishtina frymon shumë më lirshëm. Kjo konfirmon atë që themi ne se punonjësit e qeverisë ngarkojnë mjaftë shumë qytetin e Prishtinës”, u shpreh Pacolli.

Sa i përket çështjes së krijimit të hapësirave të përshtatshme për rininë e Kosovës, zt. Pacolli ritheksoi edhe njëherë se zgjidhja qëndron në distancimin e qeverisë së Kosovës në periferi të kryeqytetit.

“Zgjedhja që ne kemi propozuar do të zgjidhte dy probleme të rëndësishme për qytetin: rilokimi i punonjësve të qeverisë në Prishtinën e re, në ambiente pune të reja e më moderne, në të njëjtën kohë do të lironte hapësirat e tanishme për rininë e qytetit. Rinia jonë ka nevojë për më shumë hapësirë e mundësi të reja për të zhvilluar aktivitetet e tyre Rinia jonë ka potencial për t’i ofruar shërbime vendeve më të zhvilluara evropiane”, ka thënë Pacolli.