Pacolli reagon ndaj rritjes së pagave për zyrtarët e lartë të shtetit

14.06.2018 23:30
Pacolli reagon ndaj rritjes së pagave për zyrtarët e lartë të shtetit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka folur për rritjen e pagave për zyrtarët e lartë të shtetit, me vendim të kryeministrit të vendit, Ramush Haradinaj.

“Do të ishte mirë që të gjithë të kishin rroga më të mëdha. Edhe mësuesit, edhe punëtorët, edhe krejt”, është shprehur Pacolli në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7.

Sipas tij, rritja e pagave vetëm për zyrtarët, nga paratë e qytetarëve të thjeshtë, “nuk është në rregull”.

Megjithatë, Pacolli ka thënë se shefi i tij, Haradinaj, nuk ka menduar keq kur ka vendosur për rritjen e pagave. /Insajderi.com