Pacolli premton zhvendosjen e Qeverisë në periferi të kryeqytetit

Pacolli premton zhvendosjen e Qeverisë në periferi të kryeqytetit

Selim Pacolli, kandidati i AKR-së për kryetar të Prishtinës, ka thënë se veturat zyrtare të institucioneve të cilat qarkullojnë çdo ditë nëpër rrugët e kryeqytetit e pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Sipas tij, zgjidhje e duhur do të ishte zhvendosja e institucioneve, në periferi të tij. Këtë Pacolli thotë se do ta ketë prioritet të qeverisjes së tij, pasi që edhe i ka siguruar fondet.

“Sot jemi këtu për t’iu bërë me dije Qeverisë sonë që të krijojnë kushte për të rinjtë tanë. Programi im politik është që të fillojmë nga Qeveria e Kosovës. Andaj ne jemi zotuar që qytetarëve t’iu ofrojmë hapësira. Unë sot kërkoj që edhe institucionet t’i bashkohen kësaj nisme”, tha Pacolli.

Ndërsa sa i përket rinisë së Prishtinës, Pacolli thotë se duhet të jetë target i të gjitha kompanive të mëdha evropiane.

“Unë nuk premtoj, ne ofrojmë alternativa. Ne nuk ofrojmë premtime, ne ofrojmë alternativa për të gjithë qytetarët e Prishtinës”, ka thënë Pacolli.