Pacolli premton autobusë dhe tren ekologjik

Pacolli premton autobusë dhe tren ekologjik

Në mandatin e tij me qeverisjen me Prishtinë, Selim Pacolli parasheh autobusë dhe trenin ekologjik, i cili do të lidhë Prishtinën, Fushë Kosovën dhe Aerportin.

Në deklaratën para Stacionit Hekurudhor në Prishtinë, Pacolli u zotua se treni ekologjik është pjesë e programit të tij për përmirësimin e transportit publik.

Për problemet që çdo ditë hasën në trafik, Pacolli si zgjidhje parasheh ndërtimin emergjent të disa nënkalimeve në Prishtinë. Ndërtimi i një nënkalimi para shkollës së mjekësisë “Ali Sokoli”, dhe para dy shkollave në lagjen “Lakrishte” theksohen si më emërgjentet sipas tij.

Për më tepër Pacolli shtoi se në lagjen “Arbëri” duhet të funksionalizohet një mbikalim , që është zgjidhja e vetme për përmirësimin e komunikacionit në këtë pjesë, dhe në këtë mënyrë do e lidhë këtë lagje me qendrën e qytetit.

Në këtë takim ai foli edhe për sigurinë në shkolla, e cila në kryeqytet mungon.

Sipas tij nxënësit duhet të sigurohen  me ndonjë barrierë apo rrethojë eventuale që  ata të mos kenë direkt qasje në komunikacion. Ai po ashtu si zgjidhje për këtë parasheh edhe një bashkëpunim me policinë e Kosovës të cilët me praninë e tyre pranë shkollave do i siguronin fëmijët.

“Ju premtoj prindërve që fëmijët e tyre më nuk do t’i ekspozohen direkt rrezikut në komunikacion”, theksoi Pacolli.