eklaratave të së hënës mbrëma të Ramush Haradinajt" />

Pacolli i përgjigjet Haradinajt rreth frikësimit dhe “taktikës së fshehjes”

Pacolli i përgjigjet Haradinajt rreth frikësimit dhe “taktikës së fshehjes”

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i është përgjigjur deklaratave të së hënës mbrëma të Ramush Haradinajt, kandidatit për kryeministër nga koalicioni PAN.

Haradinaj mbrëmë tha se lideri i AKR-së, Behxhet Pacolli është i frikësuar por pa sqaruar nga kush, duke thënë se nuk e kupton “refuzimin e Pacollit për të diskutuar rreth krijimit të Qeverisë së re” të drejtuar nga vet ai.

Pacolli ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Facebook për të treguar se nuk ka frikë nga askush pasi sipas tij, ai askujt s’i ka borxh.

“Unë shpesh marrë të njëjtën pyetje. Pse unë nuk përdori truprojë”. Unë zakonisht përgjigjem se unë nuk i kam borxh askujt. Unë po ashtu nuk kam frikë nga askush. Përveç krijuesit tonë, kuptohet”, shkruan Pacolli në Facebook./Insajderi.com