Pacolli për udhëtimin drejt Serbisë: Është dashtë mu arsyetuar, kinse dikush është sëmurë

Pacolli për udhëtimin drejt Serbisë: Është dashtë mu arsyetuar, kinse dikush është sëmurë

Avioni i vetëm që është në shtetin e Kosovës e që është në pronësi të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, gati kishte përfunduar në Serbi në një udhëtim që ishte planifikuar të shkonte në Bruksel.

Pacolli ku ishte i shoqëruar me liderët e shtetit dhe njëkohësisht ish-krerët e UÇK-së ka treguar momentin kur ai e kishte vërejtur se aeroplani ishte nisur drejtë Serbisë. Madje Pacolli thotë se ka iniciuar një hetim lidhur me drejtimin e aeroplanit drejtë Serbisë.

“Në moment unë e kam dëgjuar pilotin duke folur me Beogradin dhe në moment i kam thënë ndalu dhe kthehu prapa diku kemi qenë nja 15 minuta fluturim në drejtim të Beogradit. Duhet të ketë qenë një gabim dhe kam kërkuar një hetim dhe i cili tashmë vetëm se ka filluar”, ka deklaruar Pacolli mbrëm në Interaktiv të KTV-së.

Por, Pacolli ka treguar edhe për mënyrën e kthimit të avionit. Ka pranuar haptazi se është dashur të gënjehet momenti kur është vendosur të kthehet avioni prapa dhe të vazhdohet rruga larg Serbisë.

“Bile bile se duhet mu dhanë një arsyetim për kthim dhe është dashur me thanë se dikush prej pasagjerëve është sëmurë”, ka deklaruar Pacolli./Insajderi.com