Pacolli për sulmin ndaj Ollurit: Hienat që sulmojnë natën duhet të nxirren para drejtësisë

Pacolli për sulmin ndaj Ollurit: Hienat që sulmojnë natën duhet të nxirren para drejtësisë

I pari i Aleancës Kosova e Re, (AKR), Behgjet Pacolli, ka reaguar për sulmin ndaj dreotirit të Insajderit, Parim Olluri gjatë natës së mbrëmshme.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli ka thënë se kërkoj drejtësi dhe siguri për gazetarët dhe mediat.

“E dënoj fuqishëm sulmin ndaj gazetarit Parim Olluri dhe kërkoj drejtësi dhe siguri për gazetarët dhe mediat. Pavarësia mediale nuk duhet ti pengojë askujt, ndërsa hienat që sulmojnë natën duhet të nxirren para drejtësisë për të marrë ndëshkimin e merituar”, ka shkruar Pacolli.

Drejtori Ekzekutiv i “Insajderi”, Parim Olluri është sulmuar rreth orës 22:00 afër banesës së tij, teksa ishte me të fejuarën e tij. /Insajderi.com