Pacolli njofton për shtetin që së shpejti do ta njeh Kosovën

Pacolli njofton për shtetin që së shpejti do ta njeh Kosovën

Ministri i Jashtëm i Kosovës, në të njëjtën kohë zëvendëskryeministri i parë Behgjet Pacolli është takuar gjatë ditës së sotme në Nju Jork në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me presidenten e Mauritiusit, Ameenah Gurib.

Pacolli përmes një shkrimi në Facebook pas takimit takimi me Guribin ka njoftuar se njohja e këtij vendi për Kosovën se shpejti do të vije.

“Vazhdojnë takimet dhe agjenda e ngjeshur në kuadër të takimeve të Asamblesë së Përgjithshme në Neë York. Para pak çastesh u takuam me Presidenten e Mauritiusit, Ameenah Gurib”.

“Takim shumë i ngrohtë dhe miqësor. Lajmet e mira për njohjen zyrtare nga ky shtet mund të vijnë shpejtë. Procesi i njohjeve është i pandalshëm dhe pakthyeshëm”, ka shkruar Pacolli./Insajderi.com