Pacolli nis takimet në SHBA, takon Daniel Serwer

Pacolli nis takimet në SHBA, takon Daniel Serwer

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli po qëndron në Uashington. Ai me mëngjes ka nisur vizitat e tij.

Pacolli është takuar me analistin dhe diplomatin amerikan, Daniel Serwer.

“Kënaqësi që ta takoj në një mëngjes pune diplomatin veteran, negociatorin e shkathët, analistin e shkëlqyer dhe profesorin e respektuar, Daniel Serwer nga Shkolla prestigjioze për Studime të Avansuara Ndërkombëtare (SAIS) në Universitetin Johns Hopkins.

“Me gjithë se jetojmë në Ballkanin Perëndimor dhe përballemi çdo ditë me realitetin perspektiva e tij mbi rajonin dhe këshilltat praktike janë të jashtëzakonshme” ka shkruar Pacolli në Facebook.