Pacolli ndodhet në konflikt interesi

10.11.2017 08:09
Pacolli ndodhet në konflikt interesi

Behgjet Pacolli është pronar i kompanisë “Mabco Construction”, e cila në Arbitrazh zhvillon betejë juridike kundër Qeverisë.

Është zëvendëskryeministër i parë i kësaj qeverie dhe ka aksione në 13 kompani në Kosovë e në disa të tjera jashtë vendit, shkruan sot Koha Ditore.

Pacolli nuk i ka përfillur dispozitat ligjore, të cilat u kërkojnë zyrtarëve të lartë publikë që, menjëherë pas zgjedhjes ose emërimit, të transferojnë te persona të besuar të drejtat e udhëheqjes së ndërmarrjeve që i kanë në pronësi.

Në një nga bizneset e tij kanë thënë për Pacollin se ai kurrë nuk ka menaxhuar me kompanitë që i ka në pronësi, prandaj kanë konsideruar se nuk ka pasur nevojë ta bëjë transferimin që ia kërkon ligji.

Gazeta ka siguruar të dhëna zyrtare që e vërtetojnë të kundërtën.