Pacolli merr mbështetje nga Malta për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe Interpol

01.11.2017 16:43
Pacolli merr mbështetje nga Malta për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe Interpol

Ministri i Punëve të Jashtme BehgjetPacolli, gjatë vizitës së tij zyrtare në Maltë, u prit në një takim të veçantë nga presidentja e Maltës,  Marie-Louise Coleiro Preca.

Në kuadër të këtij takimi, kryediplomati kosovar fillimisht i ka përcjellë përshëndetjet presidentes së këtij shteti në emër të presidentit të Kosovë, HashimThaçi, ndërkohë që e ka falënderuar për mbështetjen konsistente të Maltës që i ka dhënë Kosovës dhe nëpër të gjitha proceset e rëndësishme që ka kaluar vendi ynë.

Tutje, Pacolli kërkoi që mbështetja e tillë të vazhdojë të ekzistojë edhe më tutje, në veçanti sa i përket anëtarësimit të vendit tonë në Këshillin e Evropës, Interpol, UNESCO dhe Organizata të tjera dhe mbështetjen për forcimin e legjitimitetit ndërkombëtarë të Kosovës nëpërmjet zgjerimit të njohjeve të reja.

Duke folur për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, udhëheqësja   Maltës,  Marie-Louise Coleiro Preca tha se vendi i saj  në vazhdimësi e ka mbështetur Kosovës dhe do të vazhdojë që ta mbështesë edhe më tutje.