Gjatë ditës u raportua se deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri është larguar nga kjo parti. Por këto pretendime po i mohon kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.
Pacolli në një postim në facebook ka thënë se deputeti Tahiri ka qenë, është dhe do të mbetet pjesë e AKR-së.
“Labinot Tahiri ka qenë, është dhe do të jetë në AKR, përkundër thashthëmeve dhe konspiracioneve. Karavani ecën përpara!!!!”, ka shkruar në facebook Behgjet Pacolli.
Për largimin e Tahirit nga AKR-ja ishte raportuar edhe më herët. /Insajderi.com