Pacolli: Kosova siguron mbështetje në Këshillin e Evropës

Pacolli: Kosova siguron mbështetje në Këshillin e Evropës

Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Këshillin e Evropës dhe në vazhdim të rritjes së dinamikës dhe përpjekjeve për sigurimin e mbështetjes mbi procesin e anëtarësimit të Republikës së Kosovës në këtë Organizatë, ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka takuar Ambasadorët e Misioneve të Përhershme të shteteve anëtare mike të Kosovës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Ishte një takim i frytshëm në Strasburg me Ambasadorët e Misioneve të Përhershme të shteteve mike të Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka thënë Pacolli, transmeton Koha.net.

Në linjë me këtë, ai ka thënë, që të ketë siguruar mbështetje në procesin e integrimit dhe forcimit të mëtutjeshëm të legjitimitetit ndërkombëtarë të Kosovës.

“Kemi siguruar mbështetje të fuqishme në rrugën e faktorizimit ndërkombëtarë të vendit tonë”, është shprehur ai.

Gjatë këtij turneu diplomatik, shefi i diplomacisë kosovare do të zhvillojë edhe takime të tjera të nivelit të lartë.