Pacolli pranon se liberalizimi i vizave mbetet problem real

Pacolli pranon se liberalizimi i vizave mbetet problem real

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli është takuar sot me Angelina Eichhorst, përgjegjëse për Evropën Perëndimore, Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë në Shërbimin e Jashtëm Evropian.

Në këtë takim është diskutuar mbi zhvillimet e gjithëmbarshme politike si në nivelin e brendshëm ashtu edhe atë të jashtëm dhe në veçanti në lidhje me raportet e Kosovës me Bashkimin Evropian.

“Përshpejtimi i procesit të liberalizimit të vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës është i një rëndësie të veçantë, nëpërmjet të cilit do të krijoheshin mundësi të reja për të gjithë qytetarët e vendit, sidomos për të rinjtë”,  ka thënë Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministrit i Jashtëm Pacolli gjatë takimit me Drejtoreshën e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Angelina Eichhorst

Në vijim këtij takimi me Zyrtaren e Lartë të BE-së, Zëvendës-Kryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm Pacolli ka shprehur zotimin dhe përkushtimin e Institucioneve të vendit për përmbushjen sa më të shpejtë të kritereve të mbetura në lidhje liberalizimin e vizave.

Përkitazi me këtë është vlerësuar si jashtëzakonisht e rëndësishme avansimi i mëtejmë i marrëdhënieve në mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Zëvendës-Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm Pacolli ka shprehur përkushtimin e Republikës së Kosovës për të ecur drejt integrimeve euro-atlantike, duke shpresuar në vazhdimin e përkrahjes nga ana e Bashkimit Evropian.

“Agjenda jonë mbetet e palëkundur drejt integrimeve evropiane. Megjithëkëtë, liberalizimi i vizave mbetet një problem real. Vetëm përmes lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës do të jetë shans të përmirësim të imazhit të vendit dhe hapjes së perspektivës dhe mundësive të reja.”, ka thënë ndër të tjera Zëvendës-Kryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, z. Behgjet Pacolli”- thuhet në komunikatë.