Pacolli insiston për një qeveri gjithëpërfshirëse

Pacolli insiston për një qeveri gjithëpërfshirëse

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka thënë se partitë politike në vend janë duke tejkaluar çdo kufi të durimit të qytetarëve me “lojërat tona, inatet e teket dhe interesat e ndryshme te secilit”.

Sipas tij, të gjithë janë duke zvarritur formimin e Qeverisë në kërkim të zgjedhjeve të reja.

“Të gjithë po zhagitin proceset, nuk po krijohet qeveria, nuk po krijohet alternativë qeverisëse e re, per t’i dalë në ndihmë qytetarit. Me këto veprime po më duket qe seicili po kërkon zgjedhje të reja. Alternativa e zgjedhjeve të parakohshme me këtë Kod zgjedhor është jo reale”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në Facebook.

Sot më shumë se kurrë jam i bindur se oferta ime për qeverisje me bazë të gjerë është më e drejta. Duhet mbledhur një tryezë e partive parlamentare shqiptare”, ka shtuar ai.

Pacolli thotë se një qeveri gjithëpërfshirëse do të duhej të trajtonte me prioritet disa cështje.

“Të miratohet një set reformash të shpejta: Çështja e demarkacionit ; Liberalizimin e vizave; Kodi i ri zgjedhor; Çështja e bisedimeve me Serbinë (afati, ekipi i ri, ofertat, grupi i konsulentëve ndërkombëtarë). Unë kësaj platforme do t’i shtoja dhe: Një ligj të ri për dekriminalizimin dhe vetingun. Në qeveri duhet të bëjnë pjesë të gjithë partitë shqiptare”.

Këto komente Pacolli i ka bërë pasi thotë se në mëngjes në shtëpinë e tij ka pritur një grua, e cila i ka kërkuar ndihmë për ta vizituar djalin e saj në Gjermani.

“Nuk kishte as para, as rezervim për ndonjë biletë, e as vizë. Edhe pse do doja shumë, nuk munda t’i ndihmoja në të gjitha nevojat e saj dhe mbeta edhe unë i dëshpruar”, ka thënë Pacolli.

“Me mandat të kufizuar, por me konsensus sa më të gjerë. Kjo qeveri nuk është amnisti për kërrkënd, por zgjidhja më e mirë për kohën që po kalojmë. Bota nuk na pret ne. Ajo nëna që më priste, familjet që duan lëvizje të lirë, zgjidhje për problemet  e tyre nuk na presin”,