Pacolli flet rreth provimit të jurispodencës së Lumezit: Po dalin në pah gënjeshtrat

Pacolli flet rreth provimit të jurispodencës së Lumezit: Po dalin në pah gënjeshtrat

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli ka reaguar rreth rastit të Enver Hasanit, i cili akuzoi kryeprokurorin e shtetit, Aleksandër Lumezi për falsifikimin e provimit të Jurisprudencës.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Pacolli ka shkruar se ne përfundimin e hetimeve dolën në pah të vërteta rreth kryeprokurorit Lumezi.

“Shpresoj që me përfundimin e procesit hetimor ndaj kryeprokurorit Lumezi, doli në pah e vërteta rreth manisë së ish kryetarit të Gjykatës Kushtetese të Kosovës për të ndërtuar situata të pavërteta, kauza false dhe gënjeshtra”, ka shkruar Pacolli.

Përvec kësaj Pacolli rastin e Lumzit e ka lidhur me një rast të tij.

“Edhe në rastin tim ai pati deklaruar që gjoja njerëzit e mi i janë ofruar me para për të vendosur rastin ndryshe. Rasti sikur ky i Lumezit, më bën të dyshoj se mund të jetë e kundërta, ndoshta ish kryetari i Gjykatës, ka marrë para për të marrë një vendim të tillë skandaloz në rastin tim si president i Kosovës(të cilin gjykatësit e huaj në Gjykatën Kushtetuese e cilësuan si skandaloz dhe absurd). Ende, ka shumëqka duhet të zbulohet rreth këtij far”, ka përfunduar Pacolli.

Lidhur me këtë një ditë më parë Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë me një njoftim për media ku ndër të tjera ka thënë se Lumezi “në mënyrë të pakontestueshme e ka dhënë provimin e jurisprudencës”.