Pacolli: Është qesharake forma e blerjes së deputetit sikur të ishin gjë të gjalla

Pacolli: Është qesharake forma e blerjes së deputetit sikur të ishin gjë të gjalla

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli përmes një shkrimi në Facebook ka shkruar se vendi nuk mund të ketë zgjedhjet të reja për shkak të harxhimeve të mëdha që do të bëheshin.

Ai më tutje ka folur edhe për “blerjen e deputetëve” ai e ka quajtur formë qesharake blerjen e deputetëve.

“Në një periudhë si kjo, është shpikur një sport i kahmotshëm, që në Kosovë merr formën më qesharake, formën e BLERJES së DEPUTETIT sikur të ishte gjë e gjallë. Nuk di vend në rajon, e aq më tepër në botën e qytetëruar ku zhvillohet në mënyrë kaq të shfrenuar ky GJAH për votën, për mendjen, për vullnetin e një njeriu, e një deputeti, apo të disa deputetëve. E këtë sport e raportojnë mediat që ndjekin në mënyrë perverse skenarët e blerjes”, ka shkruar Pacolli.

Pacolli ka marrë shembullin e transferimeve të futbollistëve duke thënë se “edhe në futboll ka një rregull të shitblerjes së lojtarëve e jo si në xhunglën tonë politike”.

Më tutje ai ka dhënë disa për disa thirrje themelore ku e para është të ndalet loja që e trajton deputetin si në tregun e gjësë së gjallë.

Kur liderët e partive politike do ta venë në rend të parë interesin e Kosovës…..!Ja propozimi im për një…

Posted by Behgjet Pacolli on Friday, 14 July 2017