Pacolli e quan “skandaloze dhe të turpshme” rritjen e pagave të deputetëve

Pacolli e quan “skandaloze dhe të turpshme” rritjen e pagave të deputetëve

Një skandal tjetër e ka konsideruar kryetari i Aleancës për Kosovën e Re, Behxhet Pacolli, rritjen e pagave për deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Sot anëtarët e Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Financa kanë aprovuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) për vitin 2018-2020 për Kuvendin e Kosovës. Me këtë rast ata ia kanë rritur pagat vetës.

E për këtë rritje të rrogave të deputetëve, ka reaguar Pacolli, i cili e ka cilësuar të turpshëm këtë vendim.

“Një SKANDAL tjetër… sapo e dëgjuan qytetarët e Kosovës se Deputetët e Kuvendit që po e mbajnë peng punësimin e të rinjëve dhe zhvillimin e Kosovës, kërkojnë që vetes së tyre t’ia rrisin pagat… a thua kur do të marr fund ky turp”, ka shkruar Pacolli në Facebook. /Insajderi.com