Pacolli: Cigaret duhet të shtrenjtohen në 15 euro

Pacolli: Cigaret duhet të shtrenjtohen në 15 euro

Presidenti i Aleancës Kosova e Re, Behxhet Pacolli i cili është numri në dy në listën për kandidat për deputet nga koalicioni me LDK-në dhe Alternativa ka dhënë dy premtime specifike në emisionin “Debat D” në Televizionin Dukagjini.

Teksa ka folur për shëndetësinë dhe sigurimet shëndetësore në Kosovë, Pacolli ka propozuar që të rritet çmimi i duhanit dhe benzinës.

“Cigaret duhet të kushtojnë 15 euro dhe ato para të shkojnë për sigurime shëndetësore”, ka thënë Pacolli, raporton Insajderi.

“Duhet të shtrenjtohet edhe benzina që të shtohet buxheti për shëndetësi”, ka shtuar ai.

Pacolli ka thënë se në këtë formë do të sigurohej buxhet serioz për sigurime shëndetësore./Insajderi.com