Pacolli beson se është i ftuari i vetëm nga Kosova në inaugurimin e Trumpit

Pacolli beson se është i ftuari i vetëm nga Kosova në inaugurimin e Trumpit

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli i cili po qëndron në ShBA, për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri të këtij shteti, Donald Trump, beson të jetë i vetmi nga Kosova që është ftuar aty.

“Po më duket jam i vetmi. Nuk kamë parë deri më tani. Nuk më ka thirr askush, nuk e kam thirr askënd. Nuk e di nëse do ta takojë dikë”, tha ai për TV Dukagjinin.

Pacolli foli edhe për politikën e Trump, si dhe për takimet që ka pasur vetë ai.

“Kam takime edhe sot pasdite, edhe nesër, edhe pasnesër. Dje kam pasur takim të shkurtër me një senator të ri të republikanëve. Do të kem takime me rëndësi. Ai do të jetë një president i suksesshëm i ShBA-ve. Agjenda e tij Ballkanike nuk besoj se do të ndryshojë. Kam shenja të mira se sekretari i shtetit ka dhënë disa deklarime se asgjë nuk do të ndryshojë. Përmes qarqeve kam dëgjuar se vetë ai ka thënë se nuk do të ndryshojë asgjë nga politika e ShBA-ve për Ballkanin”, tha ai.

Pacolli thotë se po përflitet një takim Trump-Putin, që mund të zhvillohet në Astana ose Rekjavik, por nuk beson se do të ketë afrime mes Uashingtonit e Moskës zyrtare.