Pacolli bashkon partitë shqiptare në Mal të Zi

Pacolli bashkon partitë shqiptare në Mal të Zi

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli i cili është duke qënduar në një viztitë zyrtare në Mal të Zi ka mbledhur sot në një takim përfaqësuesit e partive politike shqiptare.

Gjatë këtij takimi të përbashkët, Pacolli ka folur me ta për gjendjen e shqiptarëve në shtetin fqinj sikur edhe për raportet mes Kosovës dhe Malit të Zi, njofton Klan Kosova.

Në takim kanë qenë Nazif Cungu nga partia Forca, Gjergj Camaj nga Alternativa Shqiptare, Fatmir Xheka nga Partia Demokratike, Mehmet Bardhi nga Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Hatixhe Gjoni nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve.

Gjatë qëndrimit në Podgoricë, Pacolli është takuar edhe me homologun e tij, Sërxhan Darmanoviq, presidentin, Filip Vujanoviq dhe kryeparlamentarin Ivan Brajoviq.