Paçaku detyron Grabovcin dhe Veselin të kërkojnë falje publike për fyerje etnike

“Jam deputet, anëtarë i Kryesisë së Kuvendit, shkrimtar i komunitet, rom, e jo shkrimtar i komunitetit magjup dhe gabel. Këto dy thënie i kemi dëgjuar në Insjaderin e famshëm, ku zonja e nderuar Hadërgjonaj dhe Grabovci. Nuk kam fuqi të ngreh ndonjë akt juridik, por nuk largohem nga kjo foltore, pa kërkuar falje”, ka thënë Paçaku, teksa ka pritur kërkimfaljen.

Paçaku detyron Grabovcin dhe Veselin të kërkojnë falje publike për fyerje etnike

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Kujtim Paçaku ka qëndruar në këmbë tek foltorja në sallë, duke refuzuar të ulet, përderisa dikush nga Partia Demokratike e Kosovës, të kërkoj falje për gjuhën e përdorur nga deputeti Adem Grabovci dhe deputetja Safete Hadërgjonaj.

Paçaku, me një gjuhë të ashpër, ka reaguar ndaj gjuhës fyese të përdorur nga deputetët duke i quajtur qytetarët e komuniteteve romë, ashakli dhe egjiptas me terma fyes si “magjup dhe gabel”

“Jam deputet, anëtarë i Kryesisë së Kuvendit, shkrimtar i komunitet, rom, e jo shkrimtar i komunitetit magjup dhe gabel. Këto dy thënie i kemi dëgjuar në Insjaderin e famshëm, ku zonja e nderuar Hadërgjonaj dhe Grabovci. Nuk kam fuqi të ngreh ndonjë akt juridik, por nuk largohem nga kjo foltore, pa kërkuar falje”, ka thënë Paçaku, teksa ka pritur kërkimfaljen.

Më së pari, flaje ka kërkuar kryetari i Kuvendit dhe kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe pas tij në foltore ka dalë Adem Grabovci.

[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/8OM09r0Zi90″ align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]

Ai ka folur sesi gjatë kësaj kohe kur është publikuar “Dosja e Shefave”, po kalon kohë të vështirë pasi “po ndjehet i fyer”, dhe më pas ka kërkuar falje për gjuhën e tij.

“Nuk e besoj që ju e keni përjetuar më rënd sesa unë dhe familje ime, këto fyerje që janë duke mu bërë gjatë këtyre ditëve. Ju kërkoj sinqerisht falje nga zemra dhe shpirti im dhe shpreh keqardhje për këtë që po dnodhë., nuk besoj që në një shtet të Evropës të terrorizohet një njeri një familje dhe një popull i tërë.

Në serinë e XXIV-të të Dosjes së Shefave, Insajderi sjell katër biseda telefonike të Adem Grabovcit me Bekim Haxhiun, Safete Hadergjonajn, Fadil Fazliun, e Xhevat Bislimin.

Pos sharjeve që ia bëjnë me nënë Flora Brovinës, protagonistët fyejnë me epitete raciste deputetët e pakicave. Romët, ashkalitë e egjiptasit, deputetja e PDK-së, Safete Hadergjonaj i quan “gabel” e “magjupë”, ndërsa serbët i quan “shkije”.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/GOInsajderi/videos/2067966543429165/” width=”680″ height=”480″ onlyvideo=”1″]

Gjuha fyese ndaj komuniteteve romë, ashkalinj dhe egjiptas e përdorur nga deputeti Adem Grabovci dhe Safete Hadërgjonaj, të shpërfaqura në “Dosjen e Shefave” ka shkaktuar debat të ashpër në seancën e 1 shtatorit, në Kuvendin e Kosovës./Insajderi.com

(Në transkriptim të bisedave mund të ketë lëshime të vogla teknike).

[iframe id=”https://www.youtube.com/embed/videoseries?list=PLIKGlbXyvgfjhHy2bWiIKDAwyEz5iE5-u” align=”center” mode=”normal” maxwidth=”680″]