Pa asnjë ditë fushatë, bëhet për të treten herë kryetar komune

Pa asnjë ditë fushatë, bëhet për të treten herë kryetar komune

Kandidati i pavarur i Hanit të Elezit, Rufki Suma ka fituar për të tretën herë me radhë komunën e Hanit të Elezit në raundin e parë, pa bërë as edhe një ditë të vetme fushatë zgjedhore.

Ai thotë se qytetarët e kanë shpërblyer edhe një herë, pasi nuk u ka bërë premtime të parealizueshme, e madje nuk ka zhvilluar kurrfarë fushate, pasi sipas tij në fushata zgjedhore behën shpenzime të pa nevojshme, sepse qytetarët i njohin mirë garuesit për kryetarë komunash.

“Popullata janë e dinë që gjitha ato premtime behën vetëm në kohë fushate, e në realitet asnjëherë nuk realizohen ato premtime. Për këtë arsye unë asnjëherë nuk do të bëjë fushatë para qytetarëve, sepse ajo na njeh mjaft mirë”, ka thënë Suma.

Ndërsa, në anën tjetër disa garues për kryetarë të komunave, si dhe disa prej atyre për asamble, kanë shpenzuar shuma të mëdha parash me qëllim të promovimit sa më të madh të elektoratit të tyre dhe nuk kanë arritur të kenë sukses. /Insajderi.com