Ozil zgjatë kontratën me Arsenalin dhe merr numrin 10

Ozil zgjatë kontratën me Arsenalin dhe merr numrin 10

Mezut Ozil ka nënshkruar kontratë të re me Arsenalin, ndërsa klubi ka vendosur që atij t’i dhurojë edhe numrin 10 në fanellë.

Sport Bild raporton se mesfushorit gjerman po ashtu i është ofruar një kontratë më e mirë se sa aktualja, shkruan Sky Sports.

Ozil konsiderohet si një nga lojtarët më të rëndësishëm të Arsenalit.  Vitin e kaluar ai ka shkëlqyer duke qenë afër që të thejë rekordin e Thierry Henry për asiste./Insajderi.com