Ozil vazhdon kontratën nëse Wenger qëndron në Arsenal

09.01.2017 10:07
Ozil vazhdon kontratën nëse Wenger qëndron në Arsenal

Mesut Ozil ka konfirmuar se ai do të nënshkruajë një kontratë të re në Arsenal, nëse Arsene Wenger sinjalizon qëllimin e tij për të qëndruar si menaxher.

Portali i njohur Goal.com ka raportuar në tetor se Ozil është i lumtur në Arsenal, por dëshiron që e ardhmja e menaxherit të tij të zgjidhet para se ai të nënshkruajë kontratën e re me Gunners, pasi Wenger ka vetëm edhe gjashtë muaj kontratë me skuadrën londineze.

“Jam shumë, shumë i lumtur në Arsenal dhe klubi e di se unë do të jem gati për të nënshkruar një kontratë të re. Tifozët duan që unë të qëndroj dhe tani ajo është në dorën e klubit”, ka thënë Ozil për Kicker.

“Klubi e di se unë jam këtu para së gjithash për shkak të Arsene Wenger sepse është ai që ka nënshkruar me mua dhe është ai në të cilin kam besim”, ka shtuar Ozil.

“Klubi e di se unë dua të jem i qartë se çfarë menaxheri (Wenger) është duke bërë (për të ardhmen)”, përfundoi mesfushori gjerman.