Ozil mungon sot ndaj Liverpoolit

Ozil mungon sot ndaj Liverpoolit

Mesut Ozil nuk ka udhëtuar me Arsenalin për të zhvilluar takimin e sotëm ndaj Liverpoolit për shkak të gripi, raporton Goal.

Ozil kishte braktisur stërvitjet të mërkurën dhe ishte dërguar në shtëpi nga mjeku i klubit për shkak të sëmundjes, por Wenger kishte sugjeruar se ai do të jetë në rregull për derbin e sw shtunës në Anfield Road.

Megjithatë numri dhjetë i “Topçinjëve” është këshilluar të rimerr veten nga gripi, dhe të qëndrojë në shtëpi, në mënyrë që të jetë gati për përballjen në Ligën e Kampionëve ndaj Bayernit.

Ozil në këtë sezon ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë tetë asiste në 29 paraqitje./Insajderi.com