Ozil: Guardiola më shtyu t’i bashkohem Realit

Ozil: Guardiola më shtyu t’i bashkohem Realit

Biografitë e lojtarëve tregojnë episode të papritura. Kështu ndodh edhe me Mesut Ozil. Gazeta gjermane “Bild”, të enjten ka filtruar një pjesë të biografisë së ish-lojtarit të Real Madridit, në të cilën mund të shihni luftën që kishte me Jose Mourinhon gjatë qëndrimit të tij në “Bernabeu”.

Trajneri portugez nuk pëlqente asgjë në “filigramin” gjerman fillimisht dhe dyshonte për dobësinë e tij në duelet me rivalët përballë. Në fakt, një ditë e dërgoi atë në dush: “Ju e dini çfarë? Jeni një fëmijë. Shko te dushi, nuk kam nevojë për ty”, – i ka thënë Ozilit ish-trajneri i tij, Mourinho.

Menaxheri aktual i Manchester United ishte i shqetësuar mbi atë se Ozil u kushtonte më shumë vëmendje detajeve teknike , sesa sakrificës për ekipin: “Ju mendoni se në futboll mjafton vetëm të driblosh dy kundërshtarë bukur. Ju jeni shumë i stërholluar (si një fëmijë) për të luajtur futboll. Ju mendoni se jeni aq i mirë, sa është e mjaftueshme për të dhënë 50 për qind të mundësive…”

“Në atë moment unë e urreja, por në të vërtetë e kam dashur atë”, – kujton Ozil, i cili kërkoi nga Mourinho se çfarë donte prej tij dhe trajneri iu përgjigj me një sinqeritet të ashpër: “Unë dua që ju të luani fort, si burrat, të përplasesh nëpër duele. Luftë ndaj kundërshtarit!”

Pas kësaj, argumenti shkallëzohet: “Nëse ju jeni aq i madh, tregojeni duke luajtur!” Kështu i bërtiti Ozilit, i cili hoqi fanellën dhe e hodhi në këmbët e Mourinhos, duke i thënë: “Nuk e marr vesh çfarë do që të bëj…” Mourinho qeshi, vë në dukje gjermani në biografinë e vet, dhe duke e parë futbollistin e tij si një frikacak, këmbënguli: “Çfarë do të bësh? Shko në ambientet e dusheve, laj flokët tuaj dhe qëndro vetëm. Në të kundërt, hajde atje, në fushën e stërvitjes, dhe tregoju kolegëve tuaj, mua dhe tifozëve atë që je i aftë për të bërë!”

Po atë natë, kujton Ozil, shkova në shtëpinë e Sergio Ramos (kapitenit) dhe u kërkova falje shokëve të ekipit për këtë incident.

Gjermani thotë se e kuptoi shpejt mesazhin që deshi t’i transmetonte trajneri i tij: “Pas disa ditësh kam kuptuar se duhej t’i isha mirënjohës Mourinhos, ngaqë më hapi sytë, më bëri të pranoj dhe korrigjoj dobësitë e mia.”