Ospina do të jetë portier i Arsenalit për Ligën e Kampionëve

Ospina do të jetë portier i Arsenalit për Ligën e Kampionëve

Trajneri i Arsenalit, Arsene Ëenger, do t’ia besojë portën në ndeshjet e Ligës së Kampionëve portierit të dytë, David Ospina.

Në ndeshjen e mbrëmshme, kolumbiani ishte më meritori që Arsenali fitoi një pikë të vlefshme në Paris duke pritur raste të mira të sulmuesve kundërshtar.

Ëenger tha se Ospina është portier i klasit botëror edhe pse ishte kritikuar ashpër pas një gabimi që bëri vitin e kaluar kundër Olympiacos, shkruan The Guardian.

“Ne kemi një rregull që portierët e dinë.  Ata e dinë që kjo vlen për tërë stinorin.  Do të varet prej performojë së tij nëse ai do të jetë portieri i parë, por tani për tani, Ospina e meriton që ai të luaj edhe në ndeshjen e ardhshme në Ligën e Kampionëve,” ka thënë Wenger.

Francezi ka thënë se në ekipin e tij ka “dy portier të klasit botëror./Insajderi.com