Osmani thumbon Ahmetin

08.11.2017 22:13
Osmani thumbon Ahmetin

Deputetja nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, në Magazina Lokale në Klan Kosova, foli për koalicionin mes VV-së dhe AKR-së, duke thënë se ekipi “Shpendi-Rraha” përfaqëson një koncept të shkeljes së parimeve.

“Unë s’kam hezituar që nga data e lidhjes së koalicionit PDK-LDK që ta shpreh qëndrimin tim, ne kemi shprehur qëndrimin brenda partisë sonë edhe pse kemi votuar kundër, ne kemi vazhduar të qëndrojmë në LDK dhe t’i shprehim shqetësimet tona. LDK e ka paguar një çmim për këtë koalicion në zgjedhjet e qershorit. LDK e dëgjoi zërin e qytetarëve në këta muaj sepse kërkesa e tyre ka qenë që LDK të qëndrojë në Opozitë”.

“VV që nga ekzistenca e saj nuk ka lënë akuzë, e gjuhë denigruese pa përdorur kundër çdo partie tjetër politike, madje edhe në kohën kinse ishin të interesuar të hyjnë në koalicion me ne tash pas zgjedhjeve, vazhdonin ta akuzonin LDK. Nëse ata shiten kaq parimor, si është e mundur që një njeri deri dje e quajtën zhvatës e tas po e fusin për nënkryetar të Prishtinës. Ekipi Shpendi-Rraha përfaqëson një koncept të shkeljes së parimeve”, ka thënë Osmani.