Osmani flet për ministrin që “torturoj” qytetarët e Prishtinës

Osmani flet për ministrin që “torturoj” qytetarët e Prishtinës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur e habitur me reagimin e shpejtë të prokurorisë, policisë dhe AKI-së për Nenad Rikalo, ministrin për të cilin po dyshohet se ka keqtrajtuar shqiptarët në vitet 90-ta.

Osmani thotë se është e çuditshme se si vetëm 24 orë pas raportimeve për veprat e Rikaols, institucionet kosovare dalin dhe thonë se s’ka fakte për këto vepra – pa pyetur fare dëshmitarët dhe pa dëgjuar dëshmitë e analizuar gjërat.

“Si është e mundur qe ende pa u mbushur 24 ore nga raportimet për te kaluarën e ministrit Rikalo, Prokuroria, Policia dhe AKI te deklarohen se ky ministër është i pastër para ligjit. Kur u hetuan pretendimet?”.

“Kur u dëgjuan dëshmitaret? Kur u gjinden studentet e Deçanit qe kishin qene te maltretuar? A është kjo procedura standarde për secilin rast te maltretimeve e keqtrajtimeve ndaj shqiptareve (pra injorimi i dëshmive dhe i detyrës zyrtare) apo po veprohet kështu vetëm për shkak se politika ka gisht këtu?”, ka shkruar ajo.

“E turpshme ndaj viktimave; e pafalshme për institucionet e Kosovës. Me e pakta qe do te duhej te ndodhte do te ishte suspendimi i Rikalos deri sa te ketë një hetim te mirëfillte te rastit. Asnjë institucion i Kosovës nuk duhet te ketë vend për keqtrajtues e paramilitare. E vërteta nuk mund te fshihet. Ajo del ne pah herët a vone. Vuajtjet e popullit shqiptar te viteve te 90-ta nuk duhet te harrohen kurrë.