Osmani: Ivanovi përfaqëson atë së cilës më 30 shtator duam t’i japim lamtumirën

Osmani: Ivanovi përfaqëson atë së cilës më 30 shtator duam t’i japim lamtumirën

Zëvendëskryeministri i Maqedonisë i ngarkuar për Çështje Evropiane Bujar Osmani, duke e komentuar deklaratën e presidentit Gjorge Ivanov se nuk do të dalë në referendum më 30 shtator, tha se shefi i shtetit përfaqëson “gjithçka nga e cila Maqedonia dëshiron të dalë më 30 shtator”.

“Mbase në një farë mënyre kjo është diçka pozitive sepse Ivanovi përfaqëson  atë që duam më 30 shtator ta ndërpresim. Gjithçka nga e cila Maqedonia dëshiron të dalë më 30 shtator e përfaqëson zoti Ivanov me veprimtarinë e tij në periudhën vijuese. Është pozitive që  e dimë se çfarë presin qytetarët dhe qartësisht e bëjmë kontrastin midis asaj që duhet të ndodhë. Vendimi është midis diçkaje që e përfaqëson Ivanovi dhe diçkaje që e përfaqëson e gjithë bota e civilizuar perëndimore, e cila erdhi këtë muaj në Shkup, por që e përfaqësojnë edhe shumica e qytetarëve në Republikën e Maqedonisë”, tha Osmani, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve pas pres konferencës në Qeveri.

Ai theksoi se  ky është qëndrimi i tij personal.