Osmani e Mogherini diskutojnë për zgjerimin e BE-së

Osmani e Mogherini diskutojnë për zgjerimin e BE-së

Shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, së bashku me zv.kryeministrin për çështje evropiane, Bujar Osmani, sot kanë realizuar takim me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme, Federica Mogherini.

Në takim me Mogherinin, Dimitrov dhe Osmani kanë biseduar për zgjerimi i Bashkimit Evropian, sfidat me të cilat përballen vendet nga rajoni, si dhe sfidat e përgjithshme me të cilat përballet Evropa, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në takim Osmani theksoi se kanë arrtiur sukses në realizimin e “Planit 3-6-9”, ku sipas Osmanit deri në fund të zbatimit të tij, në tërësi t’i reflektojë kërkesat e BE-së për reforma në Maqedoni, që në afat adekuat do të ishin zbatuar.

Osmani e veçoi edhe qëndrimin e kryetarit të Komisionit Evropian, Jean-Klod Junker, i cili në fjalimin e tij vjetor drejtuar Unionit, potencoi se për një BE të sigurt, nevojitet të mbahet proces kredibil i zgjerimit të Unionit me vendet nga Ballkani Perëndimor.