Osmani: Deklarata e ShBA-së, më e ashpra në historinë mes dy vendeve

Osmani: Deklarata e ShBA-së, më e ashpra në historinë mes dy vendeve

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se deklarata e Ambasadës së Amerikës lidhur me projektligjin për misionin e FSK-së është më e ashpra në historinë e marrëdhënieve mes dy shteteve.

“Nuk mund të bëhet ushtria pa u koordinuar me SHBA. Ky shtet është vet NATO’-a dhe ne nuk mund ta bëjmë ushtrinë pa na mbështetur ata”, ka thënë Osmani.

“Unë mendoj se deklaratat e tyre, ambasadorit janë të qarta dhe janë të më të ashprat që kanë ardhur ndonjëherë prej që Kosova dhe SHBA janë miq”, ka thënë Osmani në emisionin Rubikon të KTV-së.

Sipas Osmanit, Presidenti Thaci nuk është koordinuar as me përfaqësues ndërkombëtare lidhur me këtë projektligj, por as me Qeverinë e Kosovës.