OSHP kërkon nga Kuvendi që vlerësoj çmimet e dyshimta të omletëve e hamburgerëve

OSHP kërkon nga Kuvendi që vlerësoj çmimet e dyshimta të omletëve e hamburgerëve

Tenderi për shërbime hoteliere që Kuvendi i Kosovës e kishte anuluar për shkak se kompanitë tenderuese kanë paraqitur çmime shumë të ulëta të produkteve të ndryshme në krahasim me çmimet e tregut nuk do të anulohet.

Organi shqyrtues i Prokurimit Publik ka marrë vendim që Kuvendi i Kosovës – i cili është anuluar nga Kuvendi i Kosovës në fillim të muajit shkurt – ta kthej në rivlerësim tenderin në fjalë, duke futur në vlerësim të gjitha ofertat e kompanive.

Kështu OSHP i jep pjesërisht të drejtë dy operatorëve ekonomik ankues “Luzern” dhe “Shqiponja”, të cilët konsideronin se janë bërë shkelje të ligjit të prokurimit nga kuvendi.

Kuvendi me 6 shkurt e kishte anuluar tenderin me arsyetimin se asnjë operatorë ekonomik nga gjashtë sa kishin aplikuar, nuk ishin të përgjegjshëm.

Ndërsa në arsyetimin e ekspertit shqyrtues konstatohej se në dosjen ku përfshiheshin 52 artikuj, 8 nga artikujt nuk kishin çmim të tregut “mirëpo kurrsesi nuk hynë në çmime manipulative”.

Gjykata e tenderëve i ka rekomanduar  kuvendit të rivlerësoj edhe një herë këtë aktivitet me qëllim që të vërtetoj nëse çmimet e ofruara nga operatorët korrespondojnë me çmimet e tregut duke bërë krahasim me çmimet referente të publikuara nga KRPP.

“Anulohet, vendimi i autoritetit kontraktues Kuvendi i Kosovës lidhur me njoftimin për anulim për aktivitetin e prokurimit me titull: “Shërbime të hotelerisë në Kuvendin e Kosovës dhe lënda kthehet në ri-vlersim”, thuhet në vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit. /Insajderi.com