Ose të tre ose asnjëri – kushti i “Krahut të Luftës” për pjesëmarrje në debate

Ose të tre ose asnjëri – kushti i “Krahut të Luftës” për pjesëmarrje në debate

Anëtarët e koalicionit PDK-AAK-NISMA pasi mbrëmë refuzuan të marrin pjesë në debatin e organizuar mbrëmë në Klan Kosova, kanë vazhduar të refuzojnë pjesëmarrjen edhe në debatet e sontme.

Veçse sonte ky koalicion ka vendosur një kusht të ri për pjesëmarrje në debate.

“Të ftuarit nga koalicioni PDK-AAK-NISMA nuk janë sonte këtu pasi kanë vendosur si kusht që të marrin pjesë ose tre anëtarë nga secila parti ose hiq”, tha prezantuesja e emisionit Magazina Zgjedhore në Klan Kosova.

Të njëjtën arsyetim e tha edhe Fidan Rama nga Televizioni Dukagjini, teksa tregoi se përse në studio mungojnë anëtarët e koalicionit PDK.